
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të investojë 350 miliardë shekel (rreth 110 miliardë dollarë amerikanë) gjatë dekadës së ardhshme për të ndërtuar një industri të pavarur vendase të armëve.
"Disa javë më parë unë miratova një total prej 350 miliardë shekelësh gjatë dekadës së ardhshme për të ndërtuar një industri të pavarur armësh për Shtetin e Izraelit", tha Netanyahu në një ceremoni diplomimi për pilotët e Forcave Ajrore në Bazën Ajrore Hatzerim në Izraelin jugor.
Ai shtoi se ky veprim është pjesë e përpjekjeve të Izraelit për të zvogëluar varësinë e tij nga furnizuesit e jashtëm të armëve, përfshirë aleatët. Netanyahu theksoi se sistemet e armëve ‘do të garantojnë avantazhin e Izraelit në fushën e betejës në të ardhmen’.
Njoftimi vjen teksa Izraeli vazhdon të luftojë në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Gjatë sulmit ushtarak dyvjeçar izraelit në Gaza, disa vende (përfshirë aleatë si Gjermania, Britania, Spanja dhe Holanda), kanë vendosur kufizime ose rishikime mbi eksportet e armëve në Izrael për shkak të shqetësimeve për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje