
Presidenti amerikan Donald Trump tha se mund te zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për fundin e luftës në Ukrainë.
Në një intervistë për gazetarët në bordin e Air Force One gjatë largimit nga Abu Dhabi, ai tha se: “Duhet të takohemi. Unë dhe Putin do të takohemi”.
Trump u shpreh gjithashtu se “mendoj se do ta zgjidhim, ose ndoshta jo, por të paktën do ta dimë. Dhe nëse nuk e zgjidhim, do të jetë shumë interesante”.
Presidenti i SHBA tha më herët se synon të takohet me Putinin “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërsa bisedimet trepalëshe me përfaqësues të Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë në Stamboll përfunduan.
Lini një Përgjigje