TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2025, 13:48

Armëpushimi me Rusinë, Zelensky shpërthen nga Tirana: Putin më dërgon rusë kokëboshë në takime!

Shkruar nga Pamfleti

Nga Tirana, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin se luan teatër për negociatat paqes. Ai tha se ka dërguar “kokëbosha” në Stamboll, ndërsa delegacioni i Ukrainës e ka mandatin për armëpushim.  

Armëpushimi me Rusinë, Zelensky shpërthen nga Tirana: Putin
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë ka shpërthyer kundër Putinit për negociatat e paqes që u anuluan në Stamboll.

Sipas presidentit ukrainas, janë rusët që po luajnë me negociatat e paqes.

Ai u shpreh se nuk ishin ukrainasit që po minonin negociatat, por vetë Putin që dërgonin në takime disa ‘kokëboshë’ rusë.

'E vlerësoj shumë faktin që ne e kuptoni njësoj situatën që luta kundër Rusisë të përfundojë shumë shpejt, ju të gjithë e dini që të ndërmerrnin disa hapa të rëndësishme për t’i dhënë fund luftës nëse Putin nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi, isha i gatshëm për një takim me Putinin për të mundur të zgjidhim çështjet e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asgjë, delegacioni rus ishte e një niveli shumë të ulët dhe s’mund të merrnin vendime, unë dërgova një ekip që udhëhiqej nga ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, të ketë armëpushim të plotë. Rusia ka dërguar të njëjtët njerëz, kanë bërë shumë deklarata dhe kërcënime, takimin e Stambollit ta kthejnë në një proces bosh, nuk jemi ne apo Perëndimi që po i minojmë këto negociata por janë rusët që kanë dërguar kokëboshë në këto takime, ajo që shikoj nga delegacioni rus është teatër.', tha Zelensky.

Presidenti ukrainas u shpreh nga Tirana se Vladimir Putin nuk e do paqen prandaj dërgoi një delegacion të një niveli shumë të ulët në Turqi për negociata me palën ukrainase me ndërmjetësimin amerikan.

Ai gjithashtu kërkoi sanksione të tjera për Rusinë.

“Përparësia jonë numër një është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, të krijohet një bazë e duhur për diplomacinë. Putin vazhdon të minojë diplomacinë. Duhet të arrijmë një rezultat.Rusia dërgoi të njëjtët njerëz si në vitin 2022, bëjnë shumë deklarata, por nuk kanë arritur asgjë dhe bënë çdo gjë. Nuk jemi ne ata që po minojmë këto negociatat, por janë rusët. Rustë po bëjnë thjesht teatër”, tha Volodymyr Zelensky.

volodymyr zelensky- putin

Lini një Përgjigje