TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Gusht 2025, 21:38

Natë e frikshme dhe ankthi, zjarret ‘pushtojnë’ Greqinë; mbi 7500 të evakuuar

Shkruar nga Pamfleti

Natë e frikshme dhe ankthi, zjarret ‘pushtojnë’

Një natë frike dhe ankthi parashikohet ajo mes 12 dhe 13 gushtit për mijëra banorë të Akaisë , Zakinthosit, Prevezës dhe Kiosit, pasi zjarret e mëdha që "shpërthyen" sot dhe që kanë vënë autoritetet në gatishmëri të lartë po shkatërrojnë gjithçka.

Zjarrfikësit po vazhdojnë të zhvillojnë një “betejë” titanike me flakët, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën.

Mbi 7500 persona janë urdhëruar të evakuohen, duke braktisur shtëpitë e tyre.

Në Kios, dhjetëra njerëz u shpëtuan nga plazhet e Limnias dhe Agia Markellës . Deri në orën 20:00, zjarri kishte "rrethuar" Volissosin , duke rezultuar në dëme të konsiderueshme në fshat.

Me zjarrin e madh që po përhapet në mënyrë të pakontrollueshme në Kiosin veriperëndimor dhe banorët që marrin një breshëri mesazhesh evakuimi në shumë vendbanime, Bashkia e Kiosit njoftoi se katër struktura bashkiake do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për të pritur dhe strehuar banorët që kanë nevojë për siguri dhe mbështetje.

"Sonte po parashikohet të jetë një natë e tmerrshme" , tha për Neësbomb Këshilltari Rajonal i Akaisë, Fanis Adamopoulos. Ai tha se dy aeroplanë të forcave ajrore dhe dy helikopterë po operojnë në zonë, si dhe forca të forta tokësore. Megjithatë, problemi më i madh mbeten erërat e forta, të cilat, thotë ai, "nuk duket se po qetësohen".

Lini një Përgjigje