
Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për pasojë është përballur me përmbytje masive.
Shumë banorë në zona të ndryshme janë evakuuar, ndërsa banesat ndodhen “nën” ujë.
Autoritetet evakuuan banorët në Farsalë, për shkak të daljes së lumit nga shtrati.
Në të njëjtën kohë, banorët e zonave të Lefkit, Orfanës, Ampelonës, Fyllos dhe Ilias janë gjithashtu në gatishmëri. Banorët u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për lëvizjen e tyre të sigurt.
Kjo nuk është hera e parë që Yperia ka qenë në syrin e një cikloni, me banorët që përjetojnë përsëri makthin e përmbytjeve.
Fshati ka pësuar goditje të përsëritura dhe të rënda në të kaluarën e afërt, pasi u sprovua rëndë nga moti i keq Daniel, Elias dhe Diomedes, por edhe më parë nga uragani shkatërrues Janos, me kujtimet e fatkeqësive që mbeten të freskëta në komunitetin vendas.
Lini një Përgjigje