TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Dhjetor 2025, 07:53

Flakë e tym në një avion, evakuohen 169 pasagjerë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Flakë e tym në një avion, evakuohen 169 pasagjerë (Video)

Një avion është përfshirë nga flakët, teksa ndodhej në pistën e aeroportit të São Paulo të Brazilit. Një video që qarkullon në rrjet tregon se si retë e tymit kanë mbuluar zonën përreth, ndërsa ekipe zjarrfikësish angazhohen për të evakuuar 169 pasagjerët që ndodheshin në bord.

Personeli i emergjencës nxitoi për të shuar flakët jashtë, ndërsa pasagjerët në bord u panë duke mbushur korridoret për të dalë nga avioni.

Zjarri u vu nën kontroll më vonë, pa u raportuar për të lënduar midis 169 pasagjerëve të evakuuar nga fluturimi i Latam Airlines.

Lini një Përgjigje