
Propagandisti i Vladimir Putinit i ka kërkuar Rusisë të vrasë dy udhëheqës evropianë, përfshirë shefen e Komisionit Ursula von der Leyen.
Vladimir Solovyov doli në emisionin e tij radiofonik “Full Contact” për të bërë thirrje për vrasjen e zyrtarëve evropianë që ai beson se po "vjedhin" asetet ruse.
Ai tha për znj. von der Leyen: “një hajdute e vjetër si Ursula von der Leyen po përpiqet të vjedhë pasuritë tona. Vetë ideja që një person, autoriteti i të cilit as për së afërmi nuk e përfshin këtë, po merr këto vendime dhe e gjithë Europa thotë në rregull, tregon se kemi një Hitler të ri.”
Lini një Përgjigje