Presidenti amerikan, Joe Biden ka firmosur zgjatjen me 1 vit të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, lidhur me ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe shkeljes së parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
“Rusia po kryen veprimtari të huaja të përcaktuara si të dëmshme kundër Shteteve të Bashkuara, në veçanti, në përpjekje për të minuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme demokratike dhe institucionet demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj", thuhej në letrën e Biden, drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.
Ndër të tjera thuhej se Rusia vazhdon të shkel parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke mos respektuar integritetit territorial të shteteve sovrane dhe të pavarura.
“Rusia vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Prandaj, kam vendosur se është e nevojshme të vazhdohet urgjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 14024 në lidhje me aktivitetet e specifikuara të dëmshme të huaja të Qeverisë së Federatës Ruse", thuhej më tej në letrën e Biden.
Lini një Përgjigje