TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Korrik 2024, 14:56

Moska në alarm, bombarduesit amerikanë shkelin kufirin rus

Shkruar nga Pamfleti

Moska në alarm, bombarduesit amerikanë shkelin kufirin rus

Bombarduesit strategjikë amerikanë kanë shkelur kufirin shtetëror rus mbi detin Barnec duke përbërë kështu një rrezik të madh për një përplasje në ajër. Fakti është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Pas zbulimit të një objektivi ajror që i afrohej kufijve rusë, ushtria ka ngritur avionët luftarakë MiG-29 dhe MiG-31, tha ministria në një deklaratë. MiG-ët i identifikuan avionët si dy bombardues strategjikë amerikanë В-52Н.

“Ndërsa avionët luftarakë rusë u afruan, bombarduesit strategjikë amerikanë rregulluan kursin e tyre të fluturimit dhe më pas u larguan nga kufiri shtetëror i Federatës Ruse”, tha ministria.  Avionët luftarakë rusë e kryen fluturimin në përputhje me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore mbi ujërat neutrale, shtoi ministria ruse e mbrojtjes. Nga ana e tij Pentagoni nuk iu përgjigj kërkese së mediave ndërkombëtare për koment mbi këtë incident.

Rusia ka raportuar shpesh herë incidente të ngjashme më parë kur avionët e saj janë përballur me avionë ushtarakë nga vendet e NATO-s që fluturojnë afër kufirit të saj në një kohë tensioni në luftën në Ukrainë.

Ndërkohë bëhet e ditur se, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 75 dronë të lëshuar nga Ukraina, më shumë se gjysma e tyre mbi rajonin e Rostovit në jugperëndim, gjatë 24 orëve të fundit.  Dyzet e shtatë dronë u shkatërruan mbi Rostov, 17 mbi ujërat e detit të Zi dhe Azov, tetë mbi rajonin Krasnodar dhe dronë të vetëm mbi rajonin Belgorod, thekson Reuters duke cituar burime nga ministrja e mbrojtjes ruse.

Lini një Përgjigje