
Mark Carney i dërgoi një mesazh të qartë presidentit amerikan Donald Trump në fjalimin e tij të parë si Kryeministër i Kanadasë.
“Ne kurrë, kurrë, në asnjë mënyrë, nuk do të jemi pjesë e Shteteve të Bashkuara”, tha ai në deklaratat e tij, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan se Kanadaja bëhet shteti i 51-të amerikan.
Menjëherë pas njoftimit, ai shprehu respektin e tij për SHBA-në dhe deklaroi se do të kërkojë mënyra për të “bashkëpunuar” me homologun e tij amerikan.
Krahas deklaratave për “shtetin e 51-të amerikan”, Carney po merr frenat e vendit në një kohë kur Kanadasë i kërkohet të përballet me krizën që pritet të sjellë tarifat amerikane për një sërë produktesh kanadeze.
Lini një Përgjigje