TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2024, 18:53

Mjekut në Itali i gjendet “mal” me para në banesë, policia i sekuestron 8 mln euro; (po mjekët shqiptarë sa kanë?)

Shkruar nga Pamfleti

Mjekut në Itali i gjendet “mal” me para në banesë,

Një mjeku në Napoli të Italisë i është gjetur një shumë rekord prej 8 milionë euro, e fshehur në një kasafortë pas një garderobe.

Agjentët e Guardia di Finanza i gjetën paratë cash brenda shtëpisë së mjekut rezident në Santa Maria la Carità, i cili operonte në sektorin e sigurimeve shoqërore.Pavarësisht profesionit fitimrprurës, mjeku nuk ishte në gjendje të justifikonte origjinën e parave, që ishin të ndara kryesisht në pako prej 20, 50, 100 dhe 200 euro, dhe të mbështjella me zarfe me shkrime dhe shënime të ndryshme.

Agjentët kanë sekuestruar paratë që janë në disproporcion me të ardhurat e deklaruara nga mjeku dhe anormale si në sasi ashtu edhe në mënyrën e ruajtjes. Rëndom ngrihet pyetja, po në Shqipëri, sa para kanë në banesa mjekët? Normalisht jo të gjithë janë të korruptur, por një pjesë mjaft e madhe kanë marrë miliona nga qytetarët.

 

Lini një Përgjigje