TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Korrik 2023, 21:11

Mitsotakis: Përmirësimi i marrëdhënieve me Turqinë duhet të vijë në mënyrë graduale dhe pa kushte

Shkruar nga Pamfleti

Mitsotakis: Përmirësimi i marrëdhënieve me Turqinë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Qipro, i cili ka folur sërish për marrëdhëniet me Turqinë. Në konferencën e përbashkët me presidentin Hristodhulidhis, kryeministri grek tha se duhet përqafuar përmirësimi i marrëdhënieve me Turqinë dhe sipas tij kjo duhet të bëhet në mënyrë graduale.

“Përmirësimi i dukshëm në marrëdhëniet greko-turke dhe euro-turke është një mundësi që duhet ta përqafojmë, me kusht dhe dua të nënvizoj këto dy fjalë të cilave u referua presidenti që të jetë gradual dhe i pakushtëzuar. Këto janë dy fjalët që do të veprojnë si udhërrëfyes në këtë përpjekje të re, pasi mund të jemi optimistë, por njëkohësisht nuk jemi naivë”, tha Mitsotakis.

Mitsotakis shtoi se përmirësimi i marrëdhënieve BE-Turqi nuk mund të përjashtojë çështjen e Qipros.

“Presidenti Erdogan e pranon dhe unë ia kam përcjellë sërish mesazhin se një përmirësim i dukshëm në marrëdhëniet euro-turke nuk mund të përjashtojë çështjen e Qipros” u shpreh ai.

Kjo deklaratë nga Mitsotakis vjen pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që thanë se janë gati të riangazhohen në marrëdhëniet më Turqinë, por nuk u premtojnë Ankarasë një rifillim të qartë të bisedimeve të anëtarësimit.

Turqia ka qenë kandidate për anëtarësim në BE por bisedimet ngrinë në vitin 2016 pas shqetësimeve nga Brukseli për problemet me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut në vend, po ashtu edhe nga çështja e ndarjes së Qipros, që ka sjellë edhe ‘përplasjet’ Turqi-Greqi.

mitsotakis turqi marredhenie

Lini një Përgjigje