TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Maj 2024, 14:03

"Mision i çmendur"/ NATO ka një plan për Ukrainën, por Hungaria nuk pranon të marrë pjesë

Shkruar nga Pamfleti
"Mision i çmendur"/ NATO ka një plan për
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenber

Aleatët e NATO-s ranë dakord në prill për të filluar planet për mbështetje ushtarake afatgjatë për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus duke krijuar një fond me vlerë 100 miliardë euro. Sipas planeve, NATO do të merrte përsipër një pjesë të koordinimit nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijártó përsëriti se qeveria hungareze e kundërshton planin.

"Hungaria nuk do t'i bashkohet misionit të çmendur të NATO-s pavarësisht nga të gjitha presionet," tha ai.

Ndërkohë shefi aleancës, tha se NATO nuk ka ndërmend të marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt”.  Jens Soltenberg foli në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, kur komentoi zhvillimet e luftës në Ukrainë.

Sipas tij, aleanca përballet me dy detyra kryesore, të mbështesë Kievin dhe të parandalojë përhapjen e konfliktit jashtë Ukrainës.

“Presidenti Putin nuk besonte se ne do t'i jepnim kaq shumë ndihmë Zelenskit, por në të njëjtën kohë e bëmë të qartë se nuk do të dërgonim trupa. Ukraina nuk na i kërkoi ato, ata na kërkojnë mbështetje me municion dhe artileri sulmuese”, tha Stoltenberg.

Më tej Soltenberg theksoi se ai nuk sheh "një rrezik të menjëhershëm të ndonjë sulmi ushtarak rus ndaj ndonjë aleati të Aleancës", pavarësisht se shefi polak i spiunazhit, Jarosłaë Stróżyk tha dje se Putin mund të jetë duke përgatitur një operacion në shkallë të vogël në detin Baltik për të testuar kapacitetet mbrojtëse të NATO-s.

Sipas Stróżyk, nga sulmi i forcave ruse ka gjasa që Putin të mund të aneksojë pjesë të Estonisë ose Suedisë, por për Soltenberg në horizont ka vetëm një "retorikë të pamatur bërthamore ruse" dhe NATO nuk sheh ndonjë ndryshim në pozicionin e Moskës.

Lini një Përgjigje