TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2025, 20:48

‘Çmimi Nobel’, Putin: I takonte Trump, ka zgjidhur probleme komplekse

Shkruar nga Pamfleti

‘Çmimi Nobel’, Putin: I takonte Trump, ka zgjidhur probleme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kritikuar Komitetin që diskutoi Çmimin Nobel për Paqen, pasi ky çmim nuk iu dha Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Përmes një reagimi për mediat, Putin tha se ky çmim e ka humbur besueshmërinë, pasi sipas tij, i është dhënë njerëzve që nuk kanë bërë asgjë për botën.

“Ky çmim ka humbur besueshmërinë. Komiteti diskutoi çmimin për njerëz që nuk kanë bërë asgjë për botën.

Trump zgjidhi probleme komplekse, kriza që zgjasin me dekada”, tha më tej Presidenti Putin.

Nga ana tjetër Trump e ka falënderuar Presidentin Putin për deklaratat e tij.

“Faleminderit Presidentit Putin!”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje