
Kryeministri Edi Rama ka vijuar të provokojë me idenë e ngritjes së një mikroshteti si “Vatikiani” për komunitetin Bektashi në vendin tonë.
Pas intervistës së publikuar nga “The New York Times” dhe deklaratës së sotme në mbledhjen e Këshillit të OKB-së, Rama ka ftuar njerëzit që të lexojnë një libër që flet për kulturën dhe historinë e Urdhrit Bektashi.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Rama ka sugjeruar që të gjithë të lexojnë librin e Robert Elisie që flet për Bektashinjtë në Shqipëri.
“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Bota Bektashiane Shtabi është ngritur prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan Rama.
A remarkable book for anyone interested in learning more about the unique history and culture of the Bektashi Order, a treasure that Albania should offer in the service of peace, tolerance, and humanism as a sovereign spiritual entity in our capital Tirana, where the Bektashi… pic.twitter.com/k7MkELpxMA
— Edi Rama (@ediramaal) September 23, 2024
Lini një Përgjigje