TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2023, 14:00

Mesazhi i Vatikanit për Pashkët, Papa Françesku thirrje për paqe: T'i jepet fund konfliktit dhe gjakderdhjes

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhi i Vatikanit për Pashkët, Papa Françesku thirrje

Papa Françesku bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës dhe gjakderdhjes në botën tonë, teksa dha mesazhin e tij të Pashkëve në Vatikan.

Duke iu drejtuar turmës prej rreth 100,000 njerëzve, të mbledhur në sheshin e Vatikanit, ai kërkoi që t’i jepej fund konfliktit në Ukrainë.

"Ndihmoni popullin e dashur ukrainas në udhëtimin e tyre drejt paqes dhe hedh dritën e Pashkëve mbi popullin rus Hapini zemrat e gjithë komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjithë konfliktit dhe gjakderdhjes në botën tonë”, tha Papa.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin, Papa Françesku i është referuar Ukrainës dhe popullit të saj si të "martirizuar" dhe ka dënuar "mizorinë" e Rusisë.

Duke folur diten e sotme, ai i kërkoi Zotit që të ngushëllojë të plagosurit dhe të gjithë ata që kanë humbur të dashurit për shkak të luftës. Ai gjithashtu uroi kthimin e sigurt të të burgosurve në familjet e tyre.

papa françesku pashkët paqe

Lini një Përgjigje