TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Gusht 2023, 13:53

Medvedev sulmon ashpër SHBA-në: Do të shtypim armiqtë tanë

Shkruar nga Pamfleti
Medvedev sulmon ashpër SHBA-në: Do të shtypim armiqtë
Dmitry Medvedev

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev në një deklaratë së fundmi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po bëjnë një lufte kriminele me duart e të tjerëve, duke iu referuar sulmeve ukrainase.

Më tej ai ka deklaruar se armiqtë e Rusisë do të shtypen.

"Armiqtë tanë do të shtypen dhe Rusia do të arrijë paqen sipas kushteve të saj. Fitorja do të jetë e jona!", kështu shkruan nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, në një mesazh në telegram duke sulmuar Shtetet e Bashkuara, raportojnë mediat e huaja.

"Sot ata përsëri po bëjnë një luftë kriminale me duart e të tjerëve, duke u përpjekur të fshijnë Rusinë nga faqja e dheut. I gjithë sistemi i NATO-s praktikisht po lufton hapur kundër nesh. Por ne kemi forca të mjaftueshme për të kryer gjithçka", shtoi Medvedev.

medvedev shba

Lini një Përgjigje