
Elon Musk u shfaq duke kryer një gjest që i ngjante një përshëndetjeje naziste, ndërsa mbante një fjalim në arenën Capital One.
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s i rra gjoksit dhe ngriti krahun e djathtë në ajër, ndërsa falenderoi mbështetësit e Donald Trump për kthimin e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
Musk dha po ashtu komente të shkurtra për mbështetësit e Trump në arenën Capital One, ku u zotua se do ta çonte “departamentin e tij të efikasitetit të qeverisë” (Doge) “në Mars”.
“Disa zgjedhje janë, e dini, të rëndësishme”, tha Musk. “Disa nuk janë, por, por kjo kishte vërtet rëndësi”.
“Kjo është ndjenja e fitores. Kjo kishte vërtet rëndësi. Është falë jush që e ardhmja e qytetërimit është e siguruar”.
Ai u zotua të “punojë fort për të gjithë”, duke shtuar: “ne do të çojmë Doge në Mars”.
Musk festoi zgjedhjen dhe inaugurimin e Trump në Capital One Arena në Uashington DC, duke thënë "kjo është ndjenja e fitores".

“Dhe kjo nuk ishte fitore e zakonshme. Kjo ishte një degëzim në rrugën e qytetërimit njerëzor”, u tha ai mijëra mbështetësve të pranishëm në këtë event.
“E dini, ka zgjedhje që vijnë dhe shkojnë. Disa zgjedhje janë, e dini, të rëndësishme, disa jo. Por këto, këto me të vërtetë kishin rëndësi. Dhe unë vetëm dua të them faleminderit që e bëtë të ndodhë. Faleminderit.”
CEO i Tesla tha më tej se zemra e tij është me të gjithë ata mbështetës që votuan për Trump.
“Është falë jush që e ardhmja e qytetërimit është e sigurtë. Falë jush ne do të kemi qytete të sigurta, më në fund, qytete të sigurta, kufij të sigurt, shpenzime të arsyeshme, gjëra bazë”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje