TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Gusht 2023, 18:30

McGonigal i gatshëm të bëjë marrëveshje me prokurorët amerikanë, kë do të ‘fundosë’ ish-agjenti i FBI?

Shkruar nga Pamfleti

McGonigal i gatshëm të bëjë marrëveshje me

Avokati i ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i cili është akuzuar për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se i ka marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, tha se ai pret që çështja kundër klientit të tij në Uashington, DC, të zgjidhet me anë të një marrëveshje me prokurorët amerikanë.

McGonigal, i cili ka punuar për 22 vite në FBI dhe u pensionua në vitin 2018, është akuzuar për dy çështje për fshehje parash dhe për ndihmën që tentoi t'i japë një oligarku rus.

Avokati i tij, Seth DuCharme tha se McGonigal ka dy mundësi, të pranojë fajësinë ose të shkojë përmes procesit të rregullt gjyqësor. Deri tani, McGonigal është vetë deklaruar i pafajshëm.

"Kemi shpresë se çështja do të zgjidhet dhe nuk do të shkojmë në gjyq. Do ta marrim vesh Ditën e Punëtorëve", tha ai. Dita e Punëtorëve përkon me të hënën e parë të muajit shtator.

Komentet e avokatit sugjerojnë se McGonigal dhe prokurorët mund të arrijnë një marrëveshje. Megjithëse avokati këmbënguli se dëshiron të shikojë pjesën tjetër të dokumentave që prokurorët kanë zbuluar për çështjen. Por për këtë do të duhej pak kohë pasi kërkojnë redaktime dhe censurime.

Në Shqipëri, McGonigal ka zhvilluar disa vizita ku është takuar me zyrtarë të lartë deri edhe me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e ka quajtur "mik" dhe ka mohuar akuzat e opozitës se McGonigal është përdorur kundrejt parave për "t'i hequr non-gratat oligarkëve, politikanëve dhe mafiozëve shqiptarë".

Është e paqartë se ku mund të konsistojë marrëveshja mes McGonigal dhe prokurorëve dhe se për cilat akuza ai mund të pranojë fajin. Seanca e radhës është caktuar për datën 13 shtator, ndërsa ajo për çështjen në Nju Jork është caktuar ditën e martë./CNN

mc gonigal fbi

Lini një Përgjigje