TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2025, 14:01

Mbretëria e Bashkuar shigjeton Putin, vendos dronë nënujore për të monitoruar anijet spiune ruse

Shkruar nga Pamfleti
Mbretëria e Bashkuar shigjeton Putin, vendos dronë nënujore
Gjenerali Sir Gwyn Jenkins

Londra po teston një flotë dronësh nënujore për të ndjekur anijet spiune ruse pranë brigjeve britanike, si pjesë e strategjisë së re të Marinës Mbretërore për të mbrojtur bregdetet dhe infrastrukturat kritike.

Dronët, të njohur si SG Fathom ose “glidera nënujore”, janë si torpedo të pilotuara nga distanca dhe mund të patrullojnë nën ujë për ditë të tëra, duke lëvizur në heshtje.

Gjenerali Sir Gwyn Jenkins, njoftoi këtë mëngjes në Londër programin e ri Atlantic Bastion.

Ky plan me vlerë miliona paund synon të përdorë teknologjinë për t’u bërë “syri dhe veshët” e Britanisë në Atlantik.

Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se zhvillimi është “në përgjigje të një rritjeje të aktivitetit nënujor dhe nëndetësor rus”, duke përfshirë anijen spiun Yantar, e cila u monitorua pranë ujërave të MB-së muajin e kaluar.

“Bota po bëhet një vend i paqëndrueshëm. Po shohim rritjen e regjimeve autoritare, mjafton të shikojmë Rusinë. Pavarësisht miliona jetëve të humbura dhe kostove të pushtimit të tyre të paligjshëm të Ukrainës, ata vazhdojnë të investojnë miliarda në kapacitetet detare, veçanërisht në flotën e tyre veriore.

Ka pasur një rritje prej 30% të depërtimeve ruse në ujërat tona gjatë dy viteve të fundit, më e dukshme tek prania e anijeve të tyre spiun, si Yantar. Por mund t’ju them sot, Yantar është vetëm pjesa që shikoni publikisht; ajo që më shqetëson më shumë është ajo që ndodh nën valë”., tha ai.

Sir Gwyn paralajmëron gjithashtu se avantazhi i Perëndimit në Atlantik është në rrezik, me zhvillimet teknologjike që pritet të sjellin ndryshime të mëtejshme.

Ai tha se shpresa është të vendosen sensorët e parë në ujë brenda vitit të ardhshëm.

Lini një Përgjigje