
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet sot në mbrëmje për Kosovën.
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se kishte kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura.
Vendimi më pas është propozuar nga Guajana, kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por sipas informacioneve që kemi, Guajana ka vendosur që seanca të jetë e hapur. Kemi marrë informacion nga ministri i jashtëm i Guajanës se anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë pranuar vendimin e Guajanës për të caktuar një seancë të hapur.
Është shumë me rëndësi që presidenti ynë, Aleksandër Vuçiç, të flasë në një seancë të hapur dhe fjalimi i tij të dëgjohet, që të gjitha “arsyet dhe argumentet” përse kërkuam seancë urgjente të dëgjohen nga të gjithë.
Që të mos mendojnë se kjo është një përpjekje për të komplikuar situatën, përkundrazi ne do të ankohemi për shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për “gjithçka që po ndodh me popullin serb”, për “terrorin ndaj të cilit janë ekspozuar”, për përpjekjen për të ndaluar dinarin”, tha Daçiç.
Lini një Përgjigje