TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2023, 09:24

Masakër në SHBA, vriten me armë zjarri 3 persona dhe plagosen 5 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Masakër në SHBA, vriten me armë zjarri 3 persona dhe plagosen 5

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në SHBA, ku tre persona kanë mbetur të vrarë, 2 burra dhe një grua, ndërsa 5 të tjerë u plagosën. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në vendin e quajtur Kansas City, Misuri.

Rreth orës 4:30 të mëngjesit me orën lokale, policia mbërriti në vendngjarje në 57th St. and Prospect Ave, ku informacionet paraprake treguan se kishte një grumbullim të madh njerëzish në një parking.

Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, por policia tha se është i bindur se ka shumë dëshmitarë të këtij incidenti që mund të kenë informacion të vlefshëm. 

 

#masakër në shba

Lini një Përgjigje