
Presidenti rus, Vladimir Putin duke folur për marrëveshjen e arritur midis Izraelit dhe Hamasit, tha se shpreson që ky armëpushim të vazhdojë gjatë.
Putin tha të premten se ai shpresonte se ky armëpushim të rrisë përpjekje për të siguruar një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit palestinezo-izraelit.
"Shpresojmë se kjo do të kontribuojë në zbutjen e situatës humanitare dhe në stabilizimin afatgjatë të sektorit.
Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të mos dobësohen përpjekjet për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit palestinezo-izraelit në bazë të ligjit ndërkombëtar", tha ai, duke folur së bashku me presidentin iranian Masoud Pezeshkian në Kremlin.
Kujtojmë se Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi që do të nisë të japë efektet e saj që nga dita e diele ku do të bëhet e mundur lirimi i pengjeve të para izraelite. Gjithashtu në anën tjetër do të lejohet futja e kamionëve me ndihma në Gaza.
Lini një Përgjigje