
Rënia e regjimit të Asadit në Siri ka rritur rrezikun e sulmeve nga ISIS në Europë.
Pas paralajmërimit të ish-shefit të spiunazhit të Britanisë, më e keqja nuk ka ardhur ende. DAESH-Provinca e Khorasanit (DAESH-K), shtrirja e DAESH-it në shkretëtirat siriane , ka publikuar një listë kërcënimesh që synon ngjarje të rëndësishme kulturore në Evropë.
Grupi Khorasan i organizatës terroriste ISIS ka njoftuar se do të sulmojë ngjarjet prestigjioze ndërkombëtare në Evropë, si Oktoberfest, Festivali i Filmit në Kanë, Karnavalet e Venecias dhe Opera e Vjenës.
Sipas Bild, kërcënimi është publikuar pak ditë më parë në platformën propagandistike të DAESH-H “Al-Azaim Media”.
Sipas gazetës gjermane Bild, njësitë e sigurisë u alarmuan pas kërcënimit. Duke folur për gazetën, një prokuror gjerman tha se "kërcënimi po bëhet serioz. Ne nuk mund ta nënvlerësojmë këtë situatë", ndërsa një zyrtar tjetër qeveritar tha: "nuk duam të krijojmë panik, por rreziku i një sulmi terrorist mbetet".

DAESH-K ka njoftuar se do të synojë ngjarje të mëdha që do të ndodhin në Evropë në vitin 2025. Në listën e kërcënimeve të publikuara nga organizata janë Oktoberfest në Mynih, Gjermani, festivali i karnavaleve të famshme në Venecia, festivali i Filmit në Kanë në Francë, Festimet e Ditës së Shën Patrikut dhe Teatri i Operas në Vjenë.
Pas kërcënimit, autoritetet njoftuan se do të rrisin masat e sigurisë në këto ngjarje. Komitetet organizative njoftuan gjithashtu se do të marrin masa shtesë për sigurinë e mysafirëve. Ndërsa përgatitjet kundër kërcënimeve vazhdojnë në të gjithë Evropën, janë bërë thirrje që publiku të jetë vigjilent.
Lini një Përgjigje