TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2023, 19:47

Marrëdhëniet SHBA-Kinë drejt normalizimit, Blinken paralajmëron vizitë në Pekin

Shkruar nga Pamfleti

Marrëdhëniet SHBA-Kinë drejt normalizimit, Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken po planifikon një udhëtim në Kinë javën e ardhshme, ndërsa administrata Biden po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet që u prishën në shkurt, pasi një balonë kineze u rrëzua mbi hapësirën ajrore të SHBA.

Zyrtarët amerikanë thonë, se Blinken pritet të jetë në Pekin më 18 qershor për takime me zyrtarë të lartë kinezë, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Qin Gang dhe ndoshta presidentin Xi Jinping, sipas Associated Press.

Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse as Departamenti i Shtetit dhe as Ministria e Jashtme kineze nuk e kanë konfirmuar ende udhëtimin.

Vizita e Blinken, fillimisht ishte planifikuar për në shkurt, por u shty pas incidentit me balonën spiune, për të cilën Pekini këmbëngul se ishte një balonë moti, që doli nga rruga.

Tensionet mes dy superfuqive kohët e fundit kanë kaluar mes shumë ulje-ngritjesh dhe në disa momente ishin një hap larg konfliktit, pas mosmarrëveshjeve për pavarësinë e Tajvanit.

shba kinë marrëdhëniet

Lini një Përgjigje