TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2023, 18:33

“Vuçiç në burg”/ Serbët dalin sërish në protestë, mijëra qytetarë vërshojnë rrugëve të Beogradit; kërkojnë rrëzimin e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

“Vuçiç në burg”/ Serbët dalin sërish

 Mijëra qytetarë serbë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme dhe kanë vërshuar rrugëve të Beogradit. Kjo është protesta e gjashtë masive që mbahet për sulmet e dhunshme që ndodhën muajin e kaluar në shkollat e Beogradit.

Protestuesit pas dorëheqjes së ministres së Arsimit, kërkojnë edhe largimin e ministrit të Brendshëm dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që dy ditë më parë Presidenti Vuçiç dhe Kryeministrja Bërnabiç, u shprehën të gatshëm për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme nëse nuk arrijnë një marrëveshje me opozitën për të kaluar këtë situatë.

“Vuçiç në burg”/ Serbët dalin sërish

Siç raportojnë mediat serbe, afër Kuvendit janë mbledhur disa mijëra qytetarë, ndërkohë që policia ka rrethuar godinën qeveritare. Ndërkohë që në protestë qytetarët kanë shpalosur pankarta të ndryshme ky kërkojnë largimi i Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu bien në sy edhe disa figura gjigande kartoni të Aleksandar Vuçiç dhe Ana Brnabiç, si dhe pronares së gazetës Informer  Dragan Vuçiçeviç të veshur me kostume burgu me numrat "000001", "000002" janë vendosur "dhe "000003".

serbi vuçiç protesta

Lini një Përgjigje