Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, thotë se Amerika është në luftë "kundër organizatave të trafikimit të drogës", jo kundër Venezuelës, një ditë pas sulmeve të SHBA-së në vend.
Presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Zonja e Parë Cilia Flores, u kapën gjatë sulmeve të së shtunës.
Maduro po mbahet në një burg të Nju Jorkut dhe përballet me akuza për trafik droge. Ai më parë ka mohuar të jetë udhëheqës i një karteli droge.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, po flet për disa media amerikane. Ai ka qenë në NBC, ku u pyet nëse SHBA-të janë në luftë me Venezuelën. “Kjo nuk është luftë me Venezuelën. Dua të them se ne jemi në luftë kundër organizatave të trafikimit të drogës", tha Sekretari amerikan I Shtetit.
Ai thotë se sekuestrimi i anijeve "që sillnin drogë drejt Shteteve të Bashkuara" do të vazhdojë.
Rubio pyetet nëse mendon se Presidentja e Përkohshme Delcy Rodríguez është tani presidentja legjitime e Venezuelës.
Ai thotë se "kjo nuk ka të bëjë me presidentin legjitim", pasi SHBA-të nuk besojnë se regjimi në vend është legjitim.
Rubio thotë se e kupton që sot në Venezuelë ka njerëz "të cilët janë ata që mund të bëjnë ndryshime".
Por ai thotë se kjo është e ndryshme nga njohja e legjitimitetit të qeverisë së Venezuelës, e cila do të vijë nga një periudhë tranzicioni dhe zgjedhjesh.
I pyetur në lidhje me deklaratën e bërë nga presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, Sekretari i Shtetit Marco Rubio thotë se SHBA-të nuk do të gjykojnë nga ajo që thuhet në deklarata, por nga veprimet që ndërmerren.
Ai thotë se SHBA-të do të reagojnë bazuar në atë që bën Venezuela, duke pare nëse "drogat" do të ndalojnë së ardhuri dhe nëse "modelet e migrimit" do të ndryshojnë.
Ai thotë se këto janë ndër çështjet që Amerika dëshiron të adresohen dhe se ato do të jenë mënyra se si SHBA-të do ta gjykojnë situatën.
Ndërkohë në një intervistë me ABC, Marco Rubio u pyet pse nuk u kërkua autorizimi i Kongresit përpara operacionit amerikan në Venezuelë. Rubio thotë se "nuk ishte e nevojshme sepse ky nuk ishte një pushtim".
Ai e përshkruan atë si një "operacion të zbatimit të ligjit" dhe thotë se Maduro u "arrestua në terren nga agjentë të FBI-së".
Nuk mund ta njoftosh Kongresin për një operacion të tillë sepse "do të rrjedhë informacion", shton ai.
Ai gjithashtu thotë se "të gjitha llojet e kushteve" duhet të përputhen, siç janë moti dhe lëvizjet e individëve.
Ai është pyetur se kush është në krye të Venezuelës dhe nëse ai po e drejton vendin.
Sekretari thotë se SHBA-të “presin të shohin ndryshime në Venezuelë”, ku “më të menjëhershmet” janë ato “në interes kombëtar të SHBA-së”.
Ai përshkruan një vend ku "njerëzit në krye të ushtrisë dhe policisë bashkëpunojnë hapur me organizatat e trafikut të drogës".
Rubio thotë se këto janë kërcënime ndaj SHBA-së, për të cilat qeveria e tij synon "të përdorë çdo element ndikimi".
Rubio i tha NBC-së se pret të "shohë më shumë pajtueshmëri dhe bashkëpunim nga Venezuela".
Ai thotë se, me Nicolás Maduron, SHBA-të “nuk mundën të bënin një marrëveshje apo rregullim” pavarësisht se i dhanë “oferta shumë bujare”, duke shtuar se Maduro “mund të ishte larguar nga Venezuela vetëm një javë e gjysmë më parë”.
“Kishte mundësi që ai t’i shmangte të gjitha këto”, thotë ai.
Sekretari i shtetit thotë se SHBA-të do t'i japin Venezuelës "një mundësi për të adresuar problemet" e ngritura nga administrata e Trump.
Deri atëherë, thotë Rubio, Venezuela do të vazhdojë të përballet me karantinën e naftës, presionin nga SHBA-të dhe do të ketë "anije droge" të synuara dhe të sekuestruara kur të jetë e nevojshme.
Deklarata e Rubios mbeshtetet tek fabula e vjeter e Ezopit Ujku dhe qengji. Ne se veprime te tilla quhen normale, si duhet te quhet sovraniteti e lirite e popujve? Ai eshte vertet dictator e mut muti, por ku gjendet e drejta e Trumpit te perdor dhunen vecse tek fakti se qengji edhe pse pinte uje poshte ujkut, I turbullonte ujin.