TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2024, 10:00

"Malazezët janë racë tradhtarësh"/ Spiuni i Vuçiç provokon Tiranën: E ardhmja e ish-serbëve është në “Shqipërinë e Madhe”

Shkruar nga Pamfleti
"Malazezët janë racë tradhtarësh"/ Spiuni i
Aleksandër Vulin dhe Vuçiç

Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiç, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulin.

Ai më tej shtoi se “nëse Spajiç e mbështet vërtet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet të mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit”.

Sipas Vulin, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo.

Vulin i shpallur non-grata nga SHBA, është rikthimi i Aleksandër Vulin, i cili do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit.

Ish-kryespiuni serb, u largua nga të gjitha funksionet, vitin e kaluar, pasi Thesari Amerikan e përfshiu atë në listën e zezë, duke e sanksionuar për shkak të politikave destabilizuese në Ballkan, por edhe bizneseve të paligjshme me kriminelë.

Pavarësisht se është i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara, Vulin është tepër i dëshiruar nga Rusia, me presidentin Vladimir Putin që e dekoroi atë me urdhrin e miqësisë, këtë janar.

Nuk dihet nëse rikthimi i tij në qeverinë serbe ka lidhje me ndonjë ndikim nga Moska drejt Beogradit zyrtar. Për ministër të Jashtëm, Vuçeviç zgjodhi këtë personazh.

Bëhet fjalë për Marko Gjuriç, që mban postin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është një personazh mjaft i njohur në Kosovë, pasi tentoi të sfidonte autoritetet duke hyrë ilegalisht kur mbante postin e drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe.

Ivica Daçiç është shpërblyer me postin e ministrit të Brendshëm, pavarësisht se në zgjedhjet e fundit mori një rezultat tepër të dobët.

Për ta pasuar në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes, Vuçeviç ka zgjedhur Bratislav Gashiç. Ky i fundit ka udhëhequr Agjencinë e Inteligjencës dhe të Sigurisë për 5 vite.

aleksandër vulin

Lini një Përgjigje