TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2025, 21:01

Makina përplasi tifozët e Liverpulit gjatë festimeve, Starmer: Skena të tmerrshme, ngjarja po hetohet

Shkruar nga Pamfleti

Makina përplasi tifozët e Liverpulit gjatë festimeve, Starmer:

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka reaguar lidhur me incidentin, ku një makinë përplasi tifozët e Liverpoolit në qendër të qytetit, ndërsa ata po festonin fitoren e ekipit të tyre në kampionatin anglez të futbollit.

"Skenat në Liverpool janë të tmerrshme - mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë plagosur ose prekur", tha ai fillimisht dhe vijoi "dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm ndaj këtij incidenti tronditës."

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje: "Jam i informuar për zhvillimet dhe kërkoj që t'i japim policisë hapësirën që i nevojitet për të hetuar incidentin".

Gjithashtu, informacioni nga Ministria e Brendshme e vendit është në vazhdim.

Lini një Përgjigje