TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2025, 20:51

Makina hyri mes turmës dhe plagosi 30 persona, zbardhen detaje nga incidenti në Los Angeles; shoferi u qëllua nga qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

Makina hyri mes turmës dhe plagosi 30 persona, zbardhen detaje nga

Autoritetet në Los Angeles kanë publikuar detaje të reja tronditëse nga ngjarja e ndodhur të shtunën herët në mëngjes, ku një automjet përplasi një turmë njerëzish para klubit muzikor “The Vermont Hollyëood” në East Hollywood. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të LA, të paktën 30 persona janë plagosur, nga të cilët 7 në gjendje kritike.

Shoferi i mjetit, që besohet se ishte në gjendje të dehur, kaloi me makinë përmes një stende takosh, podiumit të valet-it dhe më pas mes turmës që priste të hynte në lokal. Skena është përshkruar si “kaotike” nga kapiteni i zjarrfikësve, Adam VanGerpen.

Pas ndaljes së automjetit, shoferi u tërhoq nga makina dhe u sulmua fizikisht nga të pranishmit. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre e qëlloi me armë. Policia tha se ai është në gjendje stabile pas operacionit, por është në arrest dhe po hetohet për tentativë vrasjeje dhe sulm me armë të rrezikshme.

Ndërkohë, agresori që hapi zjarr është në arrati. Policia ka identifikuar autorin si një burrë i veshur me fanellë blu, që përdori një revole argjendi. Ai konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.

Në mesin e të plagosurve janë 18 gra dhe 12 burra, të moshës mesatare 25–35 vjeç. Viktimat kanë thyerje kockash dhe dëmtime të indeve të buta; njëri nga të plagosurit ka edhe plagë me armë zjarri.

Kryebashkiakja e Los Angeles, Karen Bass, e quajti incidentin “një tragjedi zemërthyese” dhe falënderoi mbi 100 efektivët që ndërhynë për të shpëtuar jetë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë qytetarë të zakonshëm që ndihmojnë të plagosurit, teksa të tjerë dërgoheshin me barrelë në spitale.

Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë ndërkohë që qyteti përpiqet të përballojë pasojat e një nate që filloi me muzikë dhe përfundoi në terror.

 

Lini një Përgjigje