TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Nëntor 2023, 15:00

Macron ultimatum Kurtit dhe Vuçiç: S'ka më konflikte në Ballkan, pranoni planin e BE!

Shkruar nga Pamfleti
Macron ultimatum Kurtit dhe Vuçiç: S'ka më konflikte
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se shpreson që Kosova dhe Serbia do të arrijnë më në fund një marrëveshje mes tyre.

Në kohën kur kryenegociatorët e të dy vendeve u mblodhën sërish sot në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së arritur me herët gjatë këtij viti mbi normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, kreu i Elizesë pati një takim me studentët e Universitetit të Lozanës.

Ai u pyet veç të tjerash edhe mbi situatën aktuale në Ballkan.

Duke iu referuar tensioneve në Kosovë, Macron tha se ato janë qetësuar paksa dhe se shpreson që liderët e të dy vendeve ta pranojnë planin e hartuar, i cili ndihmon në shtensionimin e gjendjes.

Ai shtoi se druhet nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës, por nuk sheh rrezik në Ballkan.

“Jam i shqetësuar për këto pjesë të globit, por jo për një rifillim të konfliktit në Kosovë.”, deklaroi presidenti francez.

Ndonëse e vlerësojnë si pozitive deklaratën e udhëheqësve europianë se kanë pritshmëri të larta nga përfaqësuesit e Kosovës e Serbisë, analistë të ndryshëm mendojnë se gjasat janë të vogla që kjo të ndikojë në pozicionet e palëve.

Problemi kryesor tani po shihet tek Beogradi që vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe ndonëse synon integrimet evropiane, ruan lidhje të ngushta me Moskën, duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

As Kosova e as Serbia nuk do të mund të përfitojnë nga plani i Komisionit Evropian për rritjen ekonomike në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në rast se nuk do të ketë përparim në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre.

Ky është kriteri shtesë që Komisioni Evropian ua ka vendosur të dyja vendeve.

Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga marrëveshja bazike Kosova përfiton njohjen de facto nga ana e Serbisë, por kjo e fundit sipas tij, nuk po e zbaton dhe po e shkelë atë.

“Marrëveshja bazike është njohje de facto. Problemi është që Serbia nuk po e zbaton dhe po e shkelë. Marrëveshja bazike është njohje de facto. Ajo duhet respektuar dhe duhet zbatuar. Në vend që të respektohet dhe të zbatohet, Serbia as s’po e zbaton edhe po e shkelë. Nuk më përket e vetëm mua të flas si palë në anën tjetër të tryezës, i përket ndërmjetësve që ta thonë këtë gjë hapur”, tha Kurti.

Ai kritikoi ndërmjetësuesit se nuk po e ndëshkojnë Serbinë për shkelje të marrëveshjes.

 

macron kosova serbia

Lini një Përgjigje