
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukaneshko ka bërë një deklaratë të frikshme. Ai tha se po përgatiten në mënyrë aktive për luftë.
“Mos i besoni askujt që ne duam të luftojmë. Ne po përgatitemi për luftë dhe për këtë po flas sinqerisht. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha Lukashenko për mediat.
Lukaneshko zbuloi se Bjellorusia po pajis forcat e saj të armatosura me armë dhe pajisje, përveç trajnimit të grupeve ushtarake. Ai kërcënoi se nëse ndonjë vend i kritikon, duhet ta dijë se nuk po bën gjënë e duhur.
“Nëse dikush ankohet prej andej [nga vendet jomiqësore] dhe na kritikon, dijeni se po bëjmë gjënë e duhur. Nëse ata fillojnë të na lavdërojnë atje, është një fatkeqësi”, tha ai.
Në shkurt 2023, Lukashenko kishte deklaruar personalisht se qeveria e Bjellorusisë është e përgatitur të ofrojë tokën e saj për një inkursion të mundshëm ushtarak rus në Ukrainë dhe se ai është i përgatitur të shkojë në luftë nëse Ukraina sulmon Bjellorusinë.
Përveç kësaj, ai zbuloi planet për të rivendosur platformat e lëshimit të raketave me koka bërthamore dhe se Bjellorusia mund të merrte armë bërthamore strategjike në rast se do t'i nevojiteshin ato. Rusia dërgoi armë bërthamore taktike me rreze relativisht të shkurtër dhe rendiment modest që synohen të përdoren në fushën e betejës.
Numri i armëve të stacionuara në Bjellorusi është i panjohur dhe nuk është menjëherë e qartë nëse përdorimi i armëve ruse do të jetë pjesë e doktrinës së re të Minskut.
Lini një Përgjigje