Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është zotuar të zbulojë se kush qëndron pas sulmit të muajit të kaluar në sallën e koncerteve në Moskë, për të cilin mori përgjegjësinë grupi militant ‘Shteti Islamik’.
“Ne patjetër do të arrijmë tek ata që e urdhëruan sulmin,” tha presidenti rus në një takim me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, sipas 'Sky news".
“Ne kemi paguar një çmim shumë të lartë dhe e gjithë analiza e situatës duhet të jetë jashtëzakonisht objektive dhe profesionale."-shtoi më tej ai.
Inteligjenca amerikane mbështet pretendimin e Shtetit Islamik se ai kreu sulmin, ndërsa Rusia këmbëngul se ka një lidhje me Ukrainën.
Kievi e ka mohuar kategorikisht pretendimin dhe analistët ushtarakë thonë se nuk ka prova që sugjerojnë përfshirjen e Ukrainës.
Lini një Përgjigje