TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shkurt 2026, 14:45

Lufta Rusi-Ukrainë përplas Parisin me Berlinin; Macron e Merz të ndarë për ndihmën ndaj Kievit

Shkruar nga Pamfleti
Lufta Rusi-Ukrainë përplas Parisin me Berlinin; Macron e Merz të
Friederich Merz dhe Emmanuel Macron

Qëndrimet brenda Bashkimit Evropian për mënyrën e përfundimit të luftës në Ukrainë po shfaqin dallime të theksuara, në një kohë kur konflikti ka hyrë në vitin e pestë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një intervistë për gazetat Neue Berliner  Redaktionsgesellschaft dhe Rheinpfalz, deklaroi se lufta do të përfundojë vetëm kur njëra nga palët të jetë e shteruar, ushtarakisht ose ekonomikisht. Sipas tij, “argumentet racionale dhe humanitare” nuk do ta bindin presidentin rus Vladimir Putin të ndalojë luftimet. Merz theksoi se objektivi i vendeve evropiane duhet të jetë që Rusia të mos ketë më kapacitete për ta vazhduar luftën, as në planin ushtarak dhe as në atë ekonomik.

Ai e përshkroi Konferencën e Sigurisë në Mynih si një “sizmiograf” të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Evropës, duke shtuar se lufta në Ukrainë e ka detyruar Evropën të rikthehet në qendër të zhvillimeve globale.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron paraqiti një qasje më të përqendruar në kushtet politike të një marrëveshjeje paqeje. Ai deklaroi se çdo marrëveshje duhet të garantojë mbrojtjen e Ukrainës, të ruajë sigurinë evropiane dhe të pengojë një agresion të ri nga Rusia, pa krijuar një precedent negativ në arenën ndërkombëtare.

Macron e cilësoi si “gabim strategjik të madh” çdo përpjekje për ta shtyrë Ukrainën të pranojë humbjen.

Deklaratat e bëra në Mynih tregojnë se, megjithëse vendet evropiane mbështesin Ukrainën, brenda BE-së vazhdojnë debatet për strategjinë dhe kushtet që duhet të përcaktojnë përfundimin e konfliktit. 

friederich merz dhe emmanuel macron lufta rusi-ukraine perplasje ne be

Lini një Përgjigje