Forcat ruse duhet të shtyjnë në Odessa, Kharkiv, Dnipro, Mykolayiv, Kiev dhe më gjerë.
Kështu ka thënë ish-presidenti rus dhe numri dy aktual në Këshillin e Sigurimit, Dimitri Medvedev. Duke iu referuar inkursionit ukrainas në rajonin e Kurskut, Medvedev tha se operacioni ushtarak rus nuk duhet të synojë më vetëm sigurimin e territoreve që Moska i konsideron se i përkasin, por se Rusia do të duhet të ndalojë vetëm kur e sheh të pranueshme dhe të përshtatshme.
Ai tha se nuk bëhet fjalë për të ripushtuar tokat e tyre apo për të ndëshkuar nazistët.
“Që nga ky moment, operacioni ushtarak special duhet të bëhet në mënyrë eksplicite ekstraterritoriale. Nuk është më një operacion për të ripushtuar tokat tona dhe për të ndëshkuar nazistët.Ne mund dhe duhet të shkojmë më thellë në Ukrainën ekzistuese, përmes Odesës, Kharkiv, Dnepropetrovsk, Nikolayev Në Kiev dhe më gjerë. Ne do të ndalemi, vetëm kur ta konsiderojmë të pranueshme dhe të favorshme”, përfundoi ai.
Ndërkohë vijon të jetë tepër e rrezikshme situata në zonën kufitare mes Rusisë dhe Kiev, ku forcat ukrainase kanë sulmuar qytetin e Kursk duke hyrë me ushtri dhe duke e bombarduar atë me dronë e raketa.
Këtë herë janë autoritetet ruse ato që provojnë shijen e luftës në kurriz, duke i detyruar që të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Presidenti Putin mblodhi menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e krijuar, ku u shfaq i tërbuar me drejtuesit e luftës në Ukrainë.
Ai e cilësoi këtë lëvizje të Kievit si tepër të rrezikshme dhe provokuese dhe kërkoi ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar që forcat ukrainase të tërhiqeshin.
Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesin, guvernatori i Kursk deklaron se ushtria arriti të rrëzojë 6 dronë dhe 5 raketa ukrainase.
Më herët gjatë ditës, për shkak edhe të situatës së krijuar autoritetet ukrainase urdhëruan dhe evakuimin e 6000 civilëve pranë Kurskut.
Lini një Përgjigje