TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Gusht 2024, 20:24

Lufta në Lindjen e Mesme, Lavrov bën thirrje për paqe: Shmangni veprimet që tensionojnë situatën

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Lindjen e Mesme, Lavrov bën thirrje për paqe: Shmangni

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm në detyrë të Iranit, Ali Bagheri Khani, ai u bëri thirrje të gjitha palëve pa përjashtim që ndërhyjnë në situatën në Rripin e Gazës dhe Lindjen e Mesme për të shmangur veprimet që mund të çojnë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës.

“Lavrov u bëri thirrje të gjitha palëve, pa përjashtim, që ndikojnë në situatën në Rripin e Gazës dhe Lindjen e Mesme në tërësi, të parandalojnë veprimet që mund të çojnë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe të çojnë në viktima të reja në mesin e popullatës civile”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se të dyja palët dënuan vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran dhe theksuan se do të ketë pasoja të mëdha për veprimet e tyre.

Lini një Përgjigje