TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Gusht 2024, 16:59

Deklarata e fortë e nipit të Trump: Do votoj për Kamala Harris, çdo familje ka një xhaxha të çmendur

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e fortë e nipit të Trump: Do votoj për Kamala Harris,

Nipi i ish-presidentit të SHBA Fred Trump III, ka deklaruar se do të votojë për Kamala Harris.

Fred Trump, nuk ndalet me kaq pasi përdor edhe karakteristika përçmuese për xhaxhain e tij, duke thënë se shpesh i pëlqejnë shprehjet raciste, madje e quan atë “të çmendur”.

“Çdo familje ka një xhaxha të çmendur. Xhaxhai im Donald është individualisht i çmendur. Dhe ai ka vënë vulën e tij në historinë e familjes”, tha Fred Trump.

Nipi i tij tregon se ai i ka bërë gjëra të tmerrshme dhe disa njerëz e pyesin se si arrin ta tolerojë.

“Mua më pyesin se si vazhdoj të kem ende marrëdhënie me të. Ai është xhaxhai im dhe ata janë familja ime, kjo do të thotë shumë. Unë nuk besoj se ai është një racist. Unë thjesht mendoj se ai po përdor njerëz, qofshin ata me ngjyrë apo jo. Ju e dini, e quani racist apo jo, por unë nuk besoj këtë. Ai i përdor ata dhe kur të marrë atë që i nevojitet prej tyre, votat, do t’i shtyjë mënjanë", u shpreh Fred Trump.

Lini një Përgjigje