TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Gusht 2024, 14:11

Publikohen pamjet, kjo është godina ku Izraeli vrau me raketë liderin e Hamasit

Shkruar nga Pamfleti
Publikohen pamjet, kjo është godina ku Izraeli vrau me raketë
Ismail Haniyeh

Vrasja në Teheran e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh ka nxehur gjakrat në Lindjen e Mesme, ndërkohë që Irani është betuar për hakmarrje.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamje nga një godinë në Teheran, ku mendohet se ka qenë strehuar lideri i Hamasit në momentin e sulmit. 

Publikohen pamjet, kjo është godina ku Izraeli vrau me raketë

NYT shkruan se pjesa e godinës ku dyshohet se ka qenë strehuar Haniyeh ka pësuar dëmtime dhe është mbuluar me një rrjetë të gjelbër, që përdoret zakonisht në kantieret e ndërtimit.
Garda Revolucionare e Iranit njoftoi vrasjen e Haniyeh dy ditë më parë, por nuk dha detaje mbi mekanizmin e përdorur nga Izraeli. Ekspertët mendojnë se Izraeli ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi nga një zonë jashtë territorit të Iranit duke patur më herët informacion të saktë për dhomën se ku po flinte Haniyeh.
Raketa ka goditur në orën 02:00 të mëngjesit duke e lënë atë të vrarë në vend bashkë me një badigard.

Më shumë se nëntë muaj pas shpërthimit të luftës që e ka kthyer Rripin e Gazës në gërmadha, Ismail Haniya kishte këmbëngulur vazhdimisht se pengjet izraelitë nuk do të lirohen derisa të shpallet një armëpushim i përhershëm.

Në tetor 2023, katërmbëdhjetë anëtarë të familjes së tij, duke përfshirë një vëlla dhe nip, u vranë në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e familjes së tij në qytetin e Gazës. Në nëntor 2023, mbesa e tij thuhet se u vra në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, dhe më vonë atë muaj, nipi i tij i madh u vra gjithashtu në një sulm izraelit. Më 10 prill 2024, tre nga djemtë dhe tre nipërit e tij u vranë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës. Më 25 qershor 2024, dhjetë anëtarë të familjes së tij, përfshirë motrën e tij 80-vjeçare, u vranë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve al-Shati.

ismail haniyeh

Lini një Përgjigje