TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2023, 19:06

Lufta në Gaza, kërcënon Irani: Armëpushim ose SHBA do të goditet rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, kërcënon Irani: Armëpushim ose SHBA do
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mohammad Reza Ashtiani, ka paralajmëruar se SHBA do të “goditet fort” nëse nuk ka armëpushim në Gaza.

Këshilla jonë për amerikanët është që menjëherë të ndalojnë luftën dhe të zbatojnë armëpushimin, përndryshe do të goditeni rëndë”, tha ministri Mohammad Reza Ashtiani.

Ndërkohë Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk do të pranojë propozimetr për armëpushim derisa Hamasi të lirojë pengjet izraelite.

"Nuk do të ketë armëpushim derisa të kthehen pengjet izraelitë. Ne ua kemi thënë miqve dhe armiqve tanë. Ne do të vazhdojmë derisa t'i mposhtim ata", tha Netanyahu, transmeton La Repubblica.

Por sot udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei, ka zhvilluar një takim me kreun e byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh , së bashku me një delegacion në Teheran.

"Politika e përhershme e Republikës Islamike të Iranit është të mbështesë forcat e rezistencës palestineze kundër zionistëve okupatorë. Krimet e regjimit zionist në Gaza mbështeten drejtpërdrejtë nga SHBA-ja dhe disa qeveri perëndimore," tha Khamenei, transmeton La Repubblica

irani shba

Lini një Përgjigje