
Nëse një Trump 2 do t'i kthehej zakonit të trajtimit të aleatëve (Evropës, Japonisë, Koresë së Jugut) dhe rivalëve (Kinës) në të njëjtën mënyrë, kohë shumë të vështira presin në marrëdhëniet transatlantike.
Lufta në Lindjen e Mesme po ndihmon për të fundosur presidentin Joe Biden në sondazhe. Lajmi shfaqet në një gazetë simpatike, gjithmonë në linjë me kampin demokratik. New York Times publikon një sondazh që e sheh Donald Trumpin përpara presidentit aktual në pesë shtete kyçe, aty ku mund të vendoset sfida e ardhshme elektorale.
Politika e jashtme ka fituar një vend midis shkaqeve të mospopullaritetit të Bidenit, krahas shpjegimeve tradicionale (inflacioni, imigracioni, krimi). Kanë mbetur edhe 12 muaj deri në zgjedhjet e ardhshme, por duhet theksuar se gjithçka mund të ndryshojë. Megjithatë, është domethënëse që e djathta mund të përfitojë gjithashtu nga luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme - të cilat shpërthyen gjatë presidencës Biden - për të argumentuar se bota ishte më e qëndrueshme dhe Amerika më e sigurt nën administratën Trump. Edhe hyrja e Barack Obamës në skenë rrezikon të mos jetë përfitim për Biden.
Dy kandidatë tepër agresivë: pse?
Një vëzhgues i mprehtë i fushatave elektorale amerikane, Karl Rove (i cili ishte strategu i fitoreve të George W. Bush) vëren se sjellja e dy kandidatëve kryesorë për Shtëpinë e Bardhë tregon pasiguri. Në letër, Joe Biden është i sigurt se do të marrë nominimin nga partia e tij, edhe nëse shumica e bazës demokrate nuk e dëshiron atë për një mandat të dytë. Shpresat e atyre që e gjykojnë se është shumë i vjetër për atë rol, i janë besuar vendimit të tij për t'u tërhequr, për të cilin për momentin nuk ka asnjë shenjë. Por nëse Biden është vërtet kaq i sigurt se e ka nominimin në xhep, nuk ka asnjë shpjegim për sulmet e furishme, me zë të lartë dhe të çrregullt që bashkëpunëtorët e tij kanë nisur kundër një gjysmë të panjohuri që guxon ta sfidojë atë.
Ky është kongresmeni i Minesotës, Dean Phillips, i cili gjithashtu kandidon për nominim. Phillips e bëri këtë zgjedhje me respekt të madh për Biden për të cilin shpreh vlerësim dhe admirim. Ai e vlerëson presidentin se ka qeverisur mirë. Ai thjesht mendon se është shumë i vjetër, kjo është e gjitha. Phillips ka shumë pak shanse dhe për këtë arsye Shtëpia e Bardhë mund ta trajtojë me dashamirësi. Në vend të kësaj, ekipi i Biden-it e ofendoi. Kjo është sjellje e marrë, e cila mund të ketë vetëm një shpjegim: ekipi i Bidenit është në kontrollin e pasigurisë së thellë. Në fakt, vlerësimi i miratimit të këtij presidenti vazhdon të bjerë gjithnjë e më poshtë.
Një diskutim i ngjashëm vlen edhe për fushën tjetër. Sipas sondazheve, Donald Trump vazhdon të ketë një epërsi të rehatshme ndaj ndjekësve të tij të menjëhershëm, guvernatorit të Floridës Ron DeSantis dhe ish-ambasadores së OKB-së Nikki Haley. Sondazhi më i fundit ia atribuon 46% të votave (mes republikanëve që do të votojnë në zgjedhjet paraprake) Trump kundër DeSantis dhe Haley të dy me 16%. Edhe në këtë rast nuk ka asnjë shpjegim pse Trump vazhdon të ofendojë konkurrentët e tij brenda partisë. Nga kulmi i avantazhit të tij, sjellja më logjike do të ishte pikërisht e kundërta: ai duhet të menaxhojë pasurinë e tij të mbështetjes dhe të qetësojë ata republikanë që nuk i besojnë, ai duhet të përpiqet të tërheqë sa më shumë mbështetës të DeSantis dhe Haley, me gjeste përfshirjeje dhe vlerësimi, jo përbuzjeje. Ndoshta është një çështje karakteri, ndoshta Trump është i paaftë të jetë "përfshirës". Por lind dyshimi se ai nuk u beson as sondazheve dhe ndjen se epërsia e tij është më pak solide nga sa duket. Në fund të fundit, Rove vëren, midis republikanëve që janë ende të pavendosur dhe atyre që preferojnë kandidatë të tjerë, pothuajse 60% e bazës së partisë nuk është aspak e investuar tek Trump.
Çfarë lloji presidence do të ishte mandati i dytë i Trump?
Megjithatë, tani për tani ne duhet të punojmë në numrat që kemi, dhe për këtë arsye ne duhet t'i caktojmë disa probabilitet hipotezës së një Trump 2. Pra, duhet të pyesim veten se çfarë lloji i presidencës do të ishte. E para do të ishte izolacionizmin në politikën e jashtme. Një tjetër gati e sigurt, nëse do të ketë një mandat të dytë të Trump, është një valë e re masash proteksioniste.
Një nga idetë e paraqitura nga Trump është futja e një takse të përgjithësuar prej 10% për të gjitha importet, pa dallime midis mallrave apo origjinës gjeografike. Si një lloj takse e sheshtë doganore, ajo do të kishte avantazhin e thjeshtësisë dhe do të na lejonte të shmangnim shumë forma të anashkalimit.
Ekspertët e “zakonshëm” parashikojnë se do të ishte një katastrofë. Midis tyre unë përfshij gazeta të tilla si The Economist, Financial Times dhe The Wall Street Journal, të cilat gjithmonë kanë dënuar proteksionizmin dhe kanë parashikuar gjithmonë një apokalips ekonomik të shkaktuar nga tarifat. Apokalipsi që nuk ndodhi në kohë. Por si në fusha të tjera, profetët e dënimit nuk e pranojnë kurrë verdiktin e realitetit, ata propozojnë skenarët e tyre katastrofikë duke injoruar faktet që i kanë hedhur poshtë.
Kujt i takon merita për ri industrializimin e SHBA?
Deklaratat se tarifat e Trump nuk i kanë ndihmuar eksportuesit amerikanë, është pjesërisht e vërtetë, por duhet shpjeguar. Nga njëra anë, shumë detyrime janë anashkaluar, për shembull me ligjin e "sasisë modeste" që i lejoi kinezët të devijonin një pjesë të konsiderueshme të eksporteve përmes gjigantëve të tregtisë në internet pa taksa. Nga ana tjetër, efekti i tarifave në drejtim të riindustrializimit kërkon një kohëzgjatje mesatare për t'u realizuar. Economist pranon se një riindustrializim i Shteteve të Bashkuara është duke u zhvilluar dhe meritat për këtë ja jep Biden-it por duke lënë pas dore faktin që Biden i mbajti të paprekura tarifat e Trump.
Problemi i vërtetë... ka të bëjë me Evropën
The Economist, në një artikull tjetër historik, kujton një të vërtetë: pothuajse gjatë gjithë ekzistencës së saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një komb i mbrojtur nga barriera të forta proteksioniste. Nëse një Trump 2 do t'i kthehej zakonit të trajtimit të aleatëve (Evropës, Japonisë, Koresë së Jugut) dhe rivalëve (Kinës) në të njëjtën mënyrë, kohë shumë të vështira presin në marrëdhëniet transatlantike.
Një Amerikë që tërhiqet nga roli i saj global do të ishte një tjetër "mjellmë e zezë" - një ngjarje shumë e pamundur, me pasoja shkatërruese nëse ndodh. Mjellmat e zeza duhet të jenë shumë të rralla. Por nga 11 shtatori 2001 deri te kriza e hipotekave në 2008, nga fitoret e Trump dhe Brexit në 2006 deri te pandemia, nga lufta në Ukrainë te masakra e Hamasit, ngjarjet e konsideruara "të pamundura" janë bërë të shpeshta. Edhe një Trump 2 duket, në mënyrë të arsyeshme, absurde. Ndoshta është më mirë të filloni "të MENDONI se po ndodh" për të parë efektin që ka nga larg?/Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere Della Sera”
Lini një Përgjigje