TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2026, 12:08

Lufta në Iran po rrit çmimet, Starmer ofron 53 milionë paund ndihmë për familjet britanike

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Iran po rrit çmimet, Starmer ofron 53 milionë paund
Kryeministri britanik, Keir Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer, paralajmëroi se lufta në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të energjisë dhe në koston e jetesës për qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai bëri të ditur se qeveria britanike do të ofrojë një paketë mbështetëse prej 53 milionë paund për familjet më të rrezikuara që përdorin naftë për ngrohje.

“Po njoftoj sot mbështetje të menjëhershme për konsumatorët më të cenueshëm të naftës për ngrohje, duke ofruar 53 milion paund për ato familje që janë më të ekspozuara,” tha Starmer.

Sipas Starmer, qeveria do të vazhdojë të mbajë të kufizuara faturat e energjisë deri në fund të muajit qershor. Po ashtu, do të zgjatet deri në shtator edhe kufiri për taksën e karburantit, me synimin për të lehtësuar presionin financiar mbi familjet.

Kryeministri britanik theksoi se stabiliteti i tregjeve të energjisë është i lidhur ngushtë me zhvillimet në Lindjen e Mesme. Sipas tij, përfundimi i konfliktit do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e kostos së jetesës.

“Fundi i luftës është mënyra më e shpejtë për të ulur koston e jetesës”, u shpreh Starmer.

starmer 53 milionë paund

Lini një Përgjigje