TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Nëntor 2023, 14:54

Lufta në Gaza/ Katari nis negociatat me Hamasin për lirimin e 50 pengjeve në këmbim të armëpushimit

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza/ Katari nis negociatat me Hamasin për lirimin e 50

Katari është përpjekur për të negociuar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për liruar pengjet e mbajtura nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi.

Sipas raporteve të cituara nga Reuters, marrëveshja që po diskutohet aktualisht përfshin lirimin e rreth 50 shtetasve izraelitë të kapur në këmbim të një armëpushimi tre-ditor.

Një zyrtari të njohur me negociatat i cili foli për Reuters, tha se në Doha u diskutua gjithashtu mundësia që Izraeli të lirojë disa gra dhe fëmijë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, si dhe rritjen e ndihmës humanitare për Rripin e Gazës.

Sipas raportit, Hamasi ka rënë dakord me kushtet në përgjithësi, ndërsa Izraeli ende po shqyrton disa detaje. Në bisedime marrin pjesë edhe SHBA.

hamas gaza izrael katari palestinë

Lini një Përgjigje