Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka reaguar pasi Gjykata e Lartë rrëzoi planin e qeverisë për të dëbuar emigrantët në Ruandë duke e cilësuar të paligjshëm. Sunak ka thënë se qeveria do të shqyrtojë se çfarë hapash të ndërmarrë më pas.
Sunak tha se në vendim shkruhet se "parimi" i dërgimit të emigrantëve në një vend të tretë është "i ligjshëm".
Po ashtu tha se në bazë të këtij vendimi Gjykata e Lartë ka konfirmuar se parimi i dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në një vend të tretë të sigurt për përpunim është i ligjshëm, dukje shtuar se kjo konfirmon pikëpamjen e qartë të qeverisë që në fillim.
Sunak gjithashtu tha se ata po bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm pasi kjo gjë “shkatërron jetë dhe u kushton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit”.
“Ne e kemi parë gjykimin e sotëm dhe tani do të shqyrtojmë hapat e ardhshëm. Ky nuk ishte rezultati që donim, por ne kemi shpenzuar muajt e fundit duke planifikuar për të gjitha eventet dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për ndalimin e anijeve. Në mënyrë thelbësore, Gjykata e Lartë – ashtu si Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë përpara saj – ka konfirmuar se parimi i dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në një vend të tretë të sigurt për përpunim është i ligjshëm. Kjo konfirmon pikëpamjen e qartë të qeverisë që në fillim. Migrimi i paligjshëm shkatërron jetë dhe u kushton taksapaguesve britanikë miliona paund në vit. Ne duhet t'i japim fund dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për ta bërë këtë. Sepse kur njerëzit e dinë se nëse vijnë këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndrojnë, atëherë ata do të ndalojnë së ardhuri fare, dhe ne do të ndalojmë varkat", tha Sunak.
Lini një Përgjigje