TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2024, 15:20

Lufta në Gaza, Erdogan: Izraeli u përgjigjet kërkesave për armëpushim me gjakderdhje!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Erdogan: Izraeli u përgjigjet kërkesave për

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Izraeli u përgjigjet kërkesave për armëpushim me gjakderdhje.

Gjatë një takimi nga Madridi me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, Erdogan u shpreh se kjo nuk është rruga e duhur teksa shtoi se asnjë vend nuk mund ta pranojë këtë.

"Izraeli i përgjigjet kërkesave për armëpushim me gjakderdhje dhe asnjë vend me ndërgjegje nuk mund ta pranojë atë. Unë e përgëzoj mikun tim të dashur, kryeministrin Pedro Sanchez, për qëndrimin e tij për Gazën, në emrin tim dhe kombit tim”, tha Erdogan duke shtuar se kryeministri spanjoll është në zemrat e palestinezëve tanë.

Në maj Spanja njohu shtetin palestinez.

Lini një Përgjigje