Ankaraja mbështet një zgjidhje për konfliktin Izrael-Palestinë, krijimin e një shteti palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka komentuar sulmin në Izrael. Erdogan kërkoi realizimin e një shteti palestinez të pavarur, të integruar gjeografikisht, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin si kryeqytet, raportojnë mediat e huaja.
“Paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme është e mundur vetëm përmes një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit palestinezo-izraelit”, tha Erdogan.
Gjithashtu Erdogan tha se Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të ndaluar konfliktin izraelito-palestinez dhe për të ulur tensionet që u përshkallëzuan të shtunën.
Ankaraja mbështet një zgjidhje për konfliktin Izrael-Palestinë, krijimin e një shteti palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Pavarësisht afrimit të fundit me Izraelin, zyrtarët turq vazhdojnë të kritikojnë politikat e Izraelit që synojnë palestinezët, duke përfshirë vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor, dhe situatën humanitare në Gaza.
Turqia ka thënë se nuk do të ketë ndryshim në pozicionin e Ankarasë ndaj palestinezëve, pavarësisht përpjekjeve për normalizim me Izraelin.
Lini një Përgjigje