Drejtuesi i papërvojë i Shtëpisë së Bardhë nuk di si ta zgjidhë konfliktin në Lindjen e Mesme dhe mendon për pasojat mbi zgjedhjet e nëntorit. Të imagjinosh se ai mund të frymëzohet nga repertori subversiv i Putinit nuk është alarmizëm, por realizëm.
Lufta e Donald Trump kundër Iranit, e nisur për llogari të Bibi Netanyahut dhe Mohammed bin Salman, ndryshon objektiva çdo ditë, shpesh edhe brenda të njëjtit fjalim apo postimi në rrjetet sociale, duke i bërë qesharakë ata që shohin tek marrëzia trumpiane plane strategjike të sofistikuara.
Trump shpall fitore përfundimtare, por edhe të përkohshme. Ai kërcënon me Apokalipsin, humbet toruan dhe paralajmëron se është gati të kryejë krime lufte, ndërkohë që lehtëson sanksionet ndaj naftës iraniane.
Pastaj flet për negociata “shumë produktive” që në realitet nuk ekzistojnë, ndërsa më pas deklaron se mund ta pushtojë gjithë Iranin brenda një nate, ndërsa vetëshpallet si njeriu më popullor i Venezuelës, ku mendon se mund të zgjidhet president pa shumë mundim.
Mirë se erdhët në botën tragjike të Trump, atë të një të çmenduri me kulluese makaronash në kokë që luan rolin e diktatorit të vogël të superfuqisë më të madhe të planetit. Dhe mirë se erdhët edhe në politikën e pas-falsitetit, të inxhinieruar nga algoritmet e Inteligjencës Artificiale, që nuk është gjë tjetër veçse përshpejtimi degjenerues i kohës që deri dje dukej e sunduar nga pas-e-vërteta.
Sa nostalgji! Nga politika që nuk merrte parasysh faktet, kemi kaluar te broçkullat që as nuk mundohen të duken sadopak të besueshme. Sot objektivi kryesor i luftës kundër Iranit është hapja e Ngushticës së Hormuzit, e cila u mbyll pikërisht për shkak të kësaj lufte.
Por ndoshta një tjetër objektiv ka filluar të bluhet në kokën e Trump. Ditët e fundit, Trump ka thënë se lufta me Iranin ka mbaruar, se është gati të mbarojë, se ka mbaruar fare, por edhe se do të zgjasë tre javë të tjera, aq sa për ta kthyer Iranin në epokën e gurit.
Nga këtu vijnë kërcënimet për bombardimin e “çdo centrali elektrik dhe çdo ure” iraniane nëse Hormuzi nuk hapet brenda pak orësh, afat që duhet të skadojë sonte, edhe pse jemi tashmë te gjysmë-ultimatumi i tretë.
Prapa gjithë kësaj sjelljeje, siç është e dukshme, nuk ka asnjë mendim strategjik e aq më pak plan ushtarak. Edhe sikur të kishte, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth do ta kishte shpërndarë tashmë në grupin e chat-it.
Dje Trump tha se plani ekziston, por nga inati “presidenti-adoleshent” vendosi të mos e zbulojë për askënd. Zyrtarisht kjo lufta nisi për të neutralizuar kërcënimin bërthamor iranian, edhe pse Trump kishte deklaruar më herët se e kishte zhdukur përgjithmonë kapacitetin bërthamor të Ajatollahëve me bombardimet e majit dhe qershorit të vitit 2025.
Nuk ishte e vërtetë atëherë dhe nuk është e vërtetë as sot. Pastaj objektivi u bë ndalimi i raketave iraniane që mund të godisnin SHBA-në. Më pas ndihma për opozitarët, rrëzimi i regjimit, hapja e ngushticës, marrja e naftës. Post-falsitet!
E vërteta është se Trump u nxit të besonte se mjaftonin disa orë bombardime dhe vrasja e liderëve fetarë për të nxitur një revoltë popullore në Iran ose për të nxjerrë një udhëheqje alternative të gatshme të pranonte diktatet e Uashingtonit.
Asgjë nga këto nuk ndodhi. Dhe nuk është hera e parë që amerikanët gabojnë rëndë në Iran. Në vitin e ri 1977, Jimmy Carter e quajti Iranin “një ishull stabiliteti” dhe e përgëzoi Shahun “për dashurinë që merr nga populli i tij”.
Një javë më vonë nisën protestat popullore që çuan në arratisjen e diktatorit të urryer. Në vitin 1978, diplomatë amerikanë në Teheran e përshkruan Ajatollahun Ruhollah Khomeini si dikë që mund të bëhej “Gandi” i Iranit, “një lloj shenjti”.
Çdo herë që Uashingtoni mendon se po e dobëson Iranin, në fakt e forcon atë, ka shkruar Nicholas Kristof në New York Times. Duhet kujtuar edhe pushtimi i Irakut më 2003 dhe marrëveshja bërthamore e viteve të Obamës.
Por me Trumpin kemi arritur nivele të papara, edhe sepse lufta është zgjeruar në botën arabe, ka pasoja mbi furnizimin energjetik global dhe ka larguar edhe më shumë SHBA-në nga evropianët, deri te kërcënimi i përsëritur amerikan për të dalë nga NATO, për gëzimin e Vladimir Putinit.
Trump ka filluar të ngacmojë edhe Korenë e Jugut dhe Japoninë, duke lavdëruar “shokun” e tij, diktatorin e çmendur të Koresë së Veriut, duke lënë të kuptohet se mund të tërheqë mbështetjen ushtarake për Seulin dhe Tokion sepse nuk dërguan anije për të çliruar ngushticën e Hormuzit.
Pra, pas dhuratës për Putinin, një tjetër dhuratë për Xi Jinping. Si zakonisht, pyetja është nëse Trump e bën me qëllim apo nuk e kupton. Unë prirem të besoj te e dyta, që Trump është injorant dhe i papërshtatshëm, një budalla i klasit të parë.
Por nuk do ta përjashtoja as alternativën, madje as një kombinim të të dyjave. Sot, për tregtarin e papërvojë në politikë që drejton Shtëpinë e Bardhë, lufta bëhet gjithnjë e më pak e kontrollueshme, ndaj ai vazhdon të lëkundet mes ultimatumesh dhe hapjesh, mes përshkallëzimeve apokaliptike dhe negociatave imagjinare.
Këtu hyn në lojë leximi i situatës nga Timothy Snyder. Sipas historianit amerikan, prej vitesh një nga intelektualët perëndimorë më të kthjellët të kohës sonë, është e mundur që në këtë pikë Trump të mos po improvizojë më mbi Iranin: përkundrazi, po ndjek një logjikë të qartë.
Snyder ka shkruar së fundmi se një nga objektivat e kërcënimeve të vazhdueshme trumpiane ndaj Iranit mund të jetë provokimi i një atentati terrorist në SHBA, që do t’i jepte Trump pretekstin për të anuluar, shtyrë ose marrë nën kontroll zgjedhjet, duke i lejuar të qeverisë në gjendje emergjente demokratike.
Modeli i Trump është Putini, referenca politike ideale, që në momente të ndryshme e ka konsoliduar pushtetin pikërisht duke shfrytëzuar përshkallëzimin e jashtëm, kërcënimin e brendshëm, emergjencën kombëtare të shkaktuar nga atentate të fabrikuara dhe pezullimin e normalitetit demokratik.
Të përjashtosh mundësinë që Trump të përpiqet të shfrytëzojë luftën për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve është shumë e rrezikshme, duke pasur parasysh se ai e ka provuar tashmë një herë, në 2020-2021, me përpjekjet e përsëritura për manipulim dhe me sulmin e dhunshëm ndaj Kongresit, dhe se tani ndodhet në një pozitë të dobët që do të përpiqet ta kapërcejë duke dyfishuar rrezikun.
Një tjetër grusht shteti nuk është aspak i paimagjinueshëm në Amerikë. Elementët janë të gjithë aty, të dukshëm dhe shpesh të shpallur hapur nga vetë Trump. Alarmizmi nuk merret kurrë seriozisht, edhe pse analizat e atyre që u kanë rënë deri më tani sirenave, kanë rezultuar të sakta, madje shpesh të gabuara vetëm për shkak të kujdesit të tepërt. /Përshtati "Pamfleti" nga “L’Inchiesta”
E keqja eshte te vete Amerikanet e partia e vet qe zgjodhen dhe e vune ne krye. Dita dites popujt po idiotesohen nga media, aresimi kokeposhte duke bere gabime qe po i kushtojne planetit. Ndoshta ua bllokon trurin ushqimi, veshja e jeta plastike ne teresi. "Kombet e Bashkuara" pse nuk marrin vendim qe Trump-Putin te bllokohen e te mos levizin te lire ne te gjitha shtetet. Pse narcistizmin e dy low life do te vuaje njererzimi? Perverte te martuar disa here, te akuzuar si paedofile, deshtake ne biznes e lista nuk mbaron te tallen me boten!? Morali i njeriut fillon qe te jeta personale e familja e jo te kapardisja si kokosh kokebosh. Problemi qe sakatimi i mendjes so popujve nga yjet Hollywooiane e celebritite qe shumica nuk kane lene reng e turpe pa bere simpatizohen nga turmat trushpelara. Sa bukur, eh, c'ke me jeten personale te tjetrit ti, shihe si politikan e inteligjent. Wow, wow, wow! Enderron gomari te gjykoje gjithe boten si reffere me birbil i shkreti. Amerika ka pasur presidente dinjitoze e kompetente me te mirat e metat e tyre, por nje lolo qe ate qe dhjet ne mengjes ne uturak e ha ne darke me luge, nuk e ka pasur kurre e nuk do ta kete pervec ketij kokeboshit qe i kane futur nje berdhame caraci ne koke e ben vetem brrr. Eshte per te ardhur keq qe Amerika, lokomotiva e njerezimit, me kete kaqol do na marre ne qafe te gjitheve. Po nuk e ngritem zerin zot do e vuajme neser.