TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Nëntor 2024, 19:59

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për tragjedinë me 14 të vdekur në Serbi? Nisin hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për tragjedinë me

Serbia ka nisur të shtunën hetimet për shembjen e strehës së betonit mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, ku humbën jetën 14 persona.

Mediat serbe kanë raportuar se kërkimi ka përfunduar ndërsa Serbia ka shpallur 2 ditë zie pas tragjedisë.

Në mesin e viktimave që ende nuk janë identifikuar ishte edhe një vajzë shtatë vjeç. Ndërkohë të plagosurit kanë marrë lëndime shumë të rënda për jetën.

“Hetimet do të vërtetojnë kush i ka marrë vendimet dhe kush ka vënë nënshkrimet, kush ka qenë i angazhuar për të kontrolluar cilësinë e punimeve”, ka thënë Ministri i Transportit, Goran Vesiç për mediat serbe.

Konstruksioni prej betoni dhe çeliku u shemb në një moment kur njerëzit kanë qenë poshtë, disa në stola, disa pranë, pasi aty ka edhe një stacion autobusi. Sipas dëshmitarëve okularë, struktura u shemb për pak sekonda dhe nuk kishte mundësi që njerëzit të shpëtoheshin.

Raportohet se ndërtesa e Stacionit Hekurudhor është rikonstruktuar dy herë në dy vitet e fundit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e tij para qytetarëve tha se kërkon nga autoritetet hetuese që personat përgjegjës për atë që ndodhi të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.

Lini një Përgjigje