TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Korrik 2025, 07:14

‘Kthejini në shtëpi’, trazira në Londër; protestohet para hotelit ku strehohen azilkërkuesit

Shkruar nga Pamfleti

‘Kthejini në shtëpi’, trazira në Londër;

Disa incidente u regjistruan mbrëmjen e së dielës, gjatë një proteste përpara një hoteli që strehon përkohësisht azilkërkues, në Epping, një lagje verilindore e Londrës. Protestuesit nuk kanë kursyer hedhjen e sendeve të forta në drejtim të forcave policore, ndërsa 1 person raportohet se u arrestua.

Disa nga protestuesit hodhën shishe dhe bomba tymi drejt automjeteve të policisë që kishin bllokuar rrugën për në hotel, sipas agjencisë britanike të lajmeve PA Media.

"Shpëtoni fëmijët tanë", "dërgojini në shtëpi", ishin disa nga thirrjet e protestuesve, që u pasuan nga të tjera brohorina: "dëboni kriminelët e huaj", "mbrojini vajzat tona".

Incidentet ndodhën disa ditë pasi një azilkërkues 38-vjeçar u akuzua për sulm seksual pasi u përpoq të përqafonte dhe puthte një vajzë 14-vjeçare, gjë të cilën ajo e mohoi kur u paraqit në gjykatë të enjten.

Pasditen e djeshme, një 33-vjeçar u akuzua për pjesëmarrje në trazira të dhunshme pasi mori pjesë në një tubim të ngjashëm.

Këto tensione të kujtojnë trazirat anti-emigracion në verën e vitit 2024, pas vrasjes së tre vajzave në Southport (veriperëndim), të cilat u goditën me thikë për vdekje nga një adoleshent. Autori i krimit përfundimisht doli të ishte britanik.

Protestuesit kishin bastisur hotele që strehonin azilkërkues në qytete të ndryshme dhe ishin përpjekur t’i vinin flakën një objekti të tillë në Rotherham, në Anglinë verilindore.

Lini një Përgjigje