
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është shprehur totalisht kundër krijimit të qendrave për emigrantët jashtë BE-së, si versioni Shqipëri-Itali.
Sipas kryeministrit spanjoll marrëveshje të tilla si ai i paktit “Rama-Meloni”, nuk e zgjidhin problemin për emigrantët por krijojnë probleme të tjera.
“Ne nuk jemi pro këtyre formulave. Ata nuk adresojnë problemet dhe krijojnë të reja”, tha Sanchez pas takimit të Këshillit Evropian.
Sanchez u shpreh se duhet punuar më shumë për të gjetur një zgjidhje në burimin që e shkakton këtë problem, duke sugjeruar më shumë bashkëpunim me vendet e treta për të ndalur emigrimin masiv.
“Evropa që duam të jemi është në rrezik. Ne duhet ta trajtojmë këtë fenomen duke menduar për brezat e ardhshëm, jo për zgjedhjet e ardhshme. Ne mbrojmë një vizion që është më i fokusuar në dimensionin e jashtëm, se si të parashikohet ardhja e migrantëve të parregullt, forcimi i bashkëpunimit me vendet e treta. Ne mbrojmë një vizion që është më i fokusuar në dimensionin e jashtëm, se si të parashikohet ardhja e migrantëve të parregullt, forcimi i bashkëpunimit me vendet e treta”, shtoi Sanchez.
Më tej ai theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e njeriut, për të luftuar valën e ksenofobisë dhe për të mbrojtur imigracionin e rregullt.
Lini një Përgjigje