TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Tetor 2024, 13:03

Eliminimi i kreut të Hamasit, Izraeli mesazh Erdogan: Tani mund ta marrësh mikun tënd përdhunues dhe vrasës

Shkruar nga Pamfleti
Eliminimi i kreut të Hamasit, Izraeli mesazh Erdogan: Tani mund ta
Israel Katz

Israel Katz, ministri i jashtëm i Izraelit i ka dërguar një mesazh presidentit truk Rexhep Tajip Erdogan pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Duke iu drejtuar presidentit turk, i cili ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për Hamasin, Katz i tha Erdogan ta 'marrë përsëri mikun e tij  përdhunues dhe vrasës, Sinuar", ndërsa e shoqëroi me një foto të liderit të vrarë palestinez të shtrirë në rrënoja në Rafa.

Israel Katz ishte zyrtari që njoftoi vdekjen e Yahya Sinwar.

Në një mesazh drejtuar dhjetëra ministrave të jashtëm në mbarë botën, ministri i Jashtëm i Izraelit konfirmoi se lideri i Hamasit, Yahya Shinwar ishte vrarë, duke u bërë zyrtari i parë izraelit që e bën këtë në rekord.

"Vrasësi serial Yahya Sinwar, i cili është përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e Forcave të Mbrojtjes izraelite," thotë Katz, sipas zyrës së tij.

“Kjo është një arritje e madhe ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të keq të islamit radikal të udhëhequr nga Irani”, tha ai.

Eliminimi i kreut të Hamasit, Izraeli mesazh Erdogan: Tani mund ta

Erdogan edhe në fjalimin e mbajtur në inagurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë shfrytëzoi situatën për të sulmuar Izraelin dhe kryeministrin e saj, Benjamin Netanyahu për konfliktet në Lindjen e Mesme.

Erdogan deklaroi se Netanyahu dhe Izraeli nuk ka ndërmend të vendosë paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartazi dhe me sulmin ndaj Libanit. Ai tha se sulmet e Izraelit vazhdojnë ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, minorenëve, teksa i bëri thirrje komitetit ndërkombëtar që të kenë mirësi e ndërgjegje, e të mbajnë qëndrim të përbashkët.

Sinwar ishte në një ndërtesë në Rafah në pjesën jugore të enklavës bregdetare dhe u gjet rastësisht, tha një nga zyrtarët izraelitë. Ndërtesa ishte mjedisi i një operacioni rutinë të IDF të enjten, sipas të njëjtit zyrtar dhe një zyrtari të tretë izraelit të njohur me situatën. Zyrtarët izraelitë thanë se janë gjithnjë e më të shqetësuar për fatin e pengjeve që ende mbahen brenda enklavës dhe janë të shqetësuar se në prag të eliminimit të Sinwar, luftëtarët e Hamasit do të hakmerren për vdekjen e tij duke vrarë robërit që ende mbahen në enklavë. Vrasja e Sinwar mund të prishë ndjeshëm operacionet e Hamasit dhe të avancojë qëllimin strategjik të Izraelit për të eliminuar Hamasin si një kërcënim ushtarak.

SHBA është e shqetësuar se, nëse Mohammed Sinwar, vëllai i Yahja, merr komandën, “negociatat dështojnë plotësisht” tha një zyrtar amerikan sipas CNN.  

israel katz erdogan

Lini një Përgjigje